Apple do të lëshojë një testim publik të iOS 8.3 dhe iOS 9

Sipas një raporti të ri nga 9to5Mac, Apple do të lëshojë një testim publik të programit beta për iOS 8.3 në mars, dhe një për iOS 9 më pas këtë vit.

Auto & Tek

21/02/2015 16:23

Programet publike beta të cilat Apple pritet t’i lansojë për iOS 8.3 dhe iOS 9 do të jenë të ngjashme me programin të cilin kompania e kishte lansuar për OS X Yosemite vitin e kaluar, për t’iu mundësuar zhvilluesve ta provojnë sistemin e ri operativ para lansimit të tij zyrtar.

Sipas kësaj informate, versioni i ardhshëm iOS 8.3 do të lansohet nga Apple si një version beta në mes të muajit mars, përmes programit ekzistues AppleSeed, transmeton Lajmi.net.

Raporti ka zbuluar se testuesit e iOS 8.3 beta do të jenë në gjendje që të testojnë disa veçori të reja, duke përfshirë ‘wiresless CarPlay’, një tastierë të re me emoticona dhe një qasje më të lehtë për aplikacionet e Google.

Ndërsa, rreth versionit iOS 9, burimet të afërta me 9to5Mac thonë se do të lansohet në Konferencën Botërore të Zhvilluesve në qershor.