Apple do të lansojë tre iPhone në vitin 2015

Celularët iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ishin të suksesshëm për Apple, por duket se kompania pritet që këtë sukses ta vazhdojë edhe gjatë vitit 2015 duke lansuar kështu tri pajisje të reja.

Auto & Tek

24/12/2014 16:24

Sipas Timothy Arcuri, një analist në Cowen, Apple është duke punuar në një model 4 inç të iPhone të cilin me gjasë do ta lansojë gjatë vitit 2015.

Ai tha se është e mundur që Apple të lansojë tre versione të reja të iPhone gjatë vitit të ardhshëm, me një celularë të quajtur “iPhone 6S mini” prej 4 inç, transmeton Lajmi.net.

Ai thotë se celulari iPhone 6S mini do të jetë i ngjashëm me iPhone 5S, i cili ishte lansuar më 2013. Sidoqoftë, iPhone 6S mini mund të përmbajë një dizajn tjetër dhe ekrani i celularit do të mund të jetë i lakuar.

Përderisa Apple lanson dy celularë çdo vjet që nga viti 2013, viti 2015 mund të jetë një ndryshim për kompaninë dhe klientët e saj, të cilët do të kenë mundësi t’i shohin tri pajisje të reja nga Apple – iPhone 6S mini, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, transmeton Lajmi.net.