Apple do të lansojë një iPad 12.9 inç vitin e ardhshëm

Apple raportohet se është duke planifikuar lansimin e iPad-it më të madh, një tabletë 12.9 inç, vitin e ardhshëm.

Auto & Tek

28/08/2014 21:09

Sipas raportit në Bloomberg, kompania është duke punuar në një iPad jashtëzakonisht më të madh se modelet ekzistuese.

Publikimi citon burime të afërta me Apple, që thotë se Apple është duke bashkëpunuar me disa kompani të tjera për ta pasur të gatshëm iPad-in e madh, transmeton Lajmi.net.

Lajmi për iPad-in e ri vjen pas njoftimit për lansimin e gjeneratës së ardhshme të celularëve Apple, që flitet të jetë iPhone 6, në dy modele.

iPhone 6 pritet të zbulohet më 9 shtator.