Apple do të ketë prodhime vetëm nga materiale të ricikluar

Apple është njëra nga kompanitë teknologjike të cilët sot i takojnë grupit “të të gjelbërve”.

Auto & Tek

20/04/2017 18:41

Përpjekjet e kompanisë që prodhimet e veta t’i krijojë në masë sa më të madhe prej materialeve ricikluese i bëjnë të ndihen krenar udhëheqësit e kompanisë.

Nga kompania njëkohësisht përkujtojnë ndonjëherë blerësit për këtë fakt. Megjithatë, thuhet se ekzistojnë edhe disa komponentë, të cilët edhe më tej nuk janë edhe aq të pranueshme nga ana ekologjike.

Disa komponentë kërkojnë eksploatimin e xeheve dhe kjo gjithsesi nuk hyn në kuadër të gjërave të ekologjisë. Por, Apple dëshiron ta ndryshojë këtë, pasi që sipas Environment Responsibility Report të vitit 2017, kjo kompani planifikon që një ditë të arrijë edhe deri tek ajo që që minierat do të jenë të panevojshme për komponentët e saj.

“Dëshirojmë që një ditë të ndërtojmë disa nga prodhimet vetëm prej materialit të ricikluar, përfshirë këtu edhe prodhimet tona të vjetra”, porositin nga Apple.

Duke folur për Vice, zëvendës presidentja e Apple për mjedis jetësor dhe nisma qytetare Lisa Jackson ka zbuluar se në këtë qëllim janë ende duke punuar.