Apple do të fillojë të shesë edhe vetura!

Apple është kompania më e vlefshme në Amerikë, e cila njihet për prodhimin e pajisjeve si iPhone dhe iPad. Mirëpo, tash kur konkurrenca është në rritje e sipër, sidomos nga pajisjet Android, kompania Apple ose duhet të sjell një inovacion në treg me një zbulim krejtësisht të ri, ose të zgjerohet në treg me produkte…

Auto & Tek

19/02/2014 20:57

Apple është kompania më e vlefshme në Amerikë, e cila njihet për prodhimin e pajisjeve si iPhone dhe iPad.

Mirëpo, tash kur konkurrenca është në rritje e sipër, sidomos nga pajisjet Android, kompania Apple ose duhet të sjell një inovacion në treg me një zbulim krejtësisht të ri, ose të zgjerohet në treg me produkte tjera.

Për momentin po flitet për opsionin e dytë, i cili po i befason të gjithë. Apple mund ta fillojë shitjen e veturave.

Një thashethem po qarkullon, kinse vitin e kaluar, Adrian Perica, kreu i blerjeve në Apple, e kishte një takim me Elon Musk (Musk është bashkë themelues i kompanisë Tesla).

Po ashtu, thuhet se Tim Cook ka qenë në atë mbledhje, që tregon se sa serioz është Apple në nisjen e këtij biznesi të ri.

Ky takim me sa duket ndodhi në pranverë të vitit të kaluar.

Marrëveshja është shumë e mundshme duke i njohur kapacitetet ekonomike të Apple, si dhe frikës nga konkurrenca e Google, e cila po ashtu po e konsideron të hyjë në biznes të veturave.

Por, Google e ka në plan që t’i shëndrrojë veturat në mjetë pa drejtues, duke uibërë më të përpiktë dhe më të sigurt.

E vetmja mënyrë që Apple t’i kundërvihet është që ta marrë në pronësi një kompani si “Tesla”.

Në fakt, Tesla është kompani e ngjashme me Apple, ngase vazhdimisht paraqet produkte moderne dhe vazhdon ta ndryshojë industrinë me inovacione.

Ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë drejtim. Por, nëse ndodh kjo, atëherë konkurrenca në mes Apple dhe Samsung do të rritej edhe më shumë.