Apple do të braktisë kufjet standarde

Papritur arsyeja pse Apple shpenzoi 3.2 miliardë dollarë për blerjen e Beats është duke filluar që të ketë kuptim. Apple është duke braktisur kufjet e zakonshme për pajisje të tij.

Auto & Tek

05/06/2014 23:14

Kështu që thuani lamtumirë palëve më të pëlqyera të kufjeve tuaja, sepse nëse jeni adhurues i produkteve të Apple kufjet tuaja të ardhshme do të jenë me logon e Beats.

Njëjtë si shumica e krijimeve të tjera, Apple ka shtuar disa specifika në programin e licensuar MFi për kufje, e cila lidhet duke përdorur portin e zaknoshëm të kompanisë në një vrimë 3.5mm.

Si shumica e shpikjeve të Apple edhe kjo shpikje vë në dukje disa përparime të reja. Vrima 3.5mm aktuale në pajisjet e Apple ofron një kualitet të mirë të zërit, por porti i ri i quajtur Lighting do të mundësoj që zëri në pajisjet e Apple të jetë i kualitetit të lartë.

Kufjet e reja do të jenë të punuara në bazë të sistemit të kompanisë Beats, ku përdoruesit do të kenë nevojë që ta blejnë një adapter për këto kufje.

Apple gjithmonë ka provuar që ta përmirësoj eksperiencën e përdoruesve. Duke tërhequr teknikat e vjetëruara, Apple ka gjetur një mënyrë më të fuqishme që të ftojë sa më shumë përdorues në blerjen e produkteve të tij dhe kjo është duke u provuar edhe tash pas blerjes së Beats dhe integrimit të kufjeve të kësaj kompanie në sistemet e Apple.