Apple do të blejë kompaninë BlackBerry

Disa kompania teknologjike kanë shfaqur interes për të blerë kompaninë BlackBerry. Përmendim këtu Microsoft-in, Lenovo-n apo Samsung-un. Sipas një raporti nga Yahoo Finance, thuhet se edhe Apple po merr në konsideratë të blejë kompaninë kanadeze.

Auto & Tek

17/05/2015 17:30

Duket pak si e pabesueshme, pasi, nëse Apple do të kishte dashur të blinte BlackBerry-n, mund ta bënte këtë në kohën që kompania kishte probleme financiare dhe jo tani që gjërat janë stabilizuar disi.

Ndoshta këto thashetheme kanë dalë edhe për të ndryshuar aksionet e BlackBerry-t, të cilat janë rritur me 6% që kur kanë filluar spekulimet për një shitje të mundshme të kësaj kompanie.

Edhe pse BlackBerry nuk ka pasur shumë sukses në industrinë e telefonave inteligjentë, kompania ka një portofol të pasur të patentave (si tek hardueri ashtu edhe softueri). Ky është edhe shkaku kryesor se përse kompanitë e tjera teknologjike shfaqin interes për kompaninë BlackBerry. /krokodili