Apple do ta lansojë iPod-in më të shpejtë ndonjëherë këtë javë

Gjiganti amerikan i teknologjisë do të prezantojë versionet e reja të iPod Touch, iPod Shuffle dhe iPod Nano.

Auto & Tek

11/07/2015 14:12

Apple pritet të lansojë iPod-in më të shpejtë të versionit ‘Touch’ javën e ardhshme, duke e bërë kështu këtë pajisje të fuqishme sa edhe produktet e tjera me performancë të lartë.

Kompania amerikane pritet që t’i lansojë versionet e reja të iPod Touch, Shuffle dhe Nano të martën, transmeton Lajmi.net.

iPod Touch, i cili nuk është përditësuar që nga lansimi i gjeneratës së pestë më 2012, do të ketë një procesor 64-bit. Ky do të zëvendësojë procesorin e tanishëm të modelit Touch që është 32-bit, duke e bërë kështu pajisjen më të shpejtë.

Sipas Apple, kamera prej 5MGP, 16 dhe 32, dhe hapësira prej 6GB do të përmirësohen gjithashtu. Modelet do të jenë në dispozicion në disa ngjyra të ndryshme, duke përfshirë të artë, të kaltër elektrike, të zezë, rozë dhe gri.