Apple do ta gjurmojë celularin tuaj edhe kur është i fikur

Apple ka qenë duke zhvilluar një patentë e cila do të mund që potencialisht ta lejojë kompaninë që të gjurmojë iPhone individual, edhe kur celulari është i fikur.

Auto & Tek

25/02/2015 13:12

Kjo veçori e lejon celularin që të hyjë në një “gjendje gjumi” që duket sikur ai është i fikur, por në fakt celulari ende mund të gjurmohet.

Apple me këtë patentë po dëshiron që t’i bëjë pajisjet e saja edhe me të sigurta se që janë tani, transmeton Lajmi.net.

Aktualisht, kompania e ka shërbimin e vet të quajtur “Gjej iPhone-in tim” (Find My iPhone), që i lejon përdoruesit t’i gjurmojnë pajisjet e tyre kur humbin apo kur vidhen. Për momentin, iPhone-ët nuk mund të gjurmohen kur janë të fikur.

Patenta e zhvilluar kohët e fundit tregon të ardhmen e iPhone, për të cilën thuhet se përdoruesit e iPhone do të pyeteshin për ta vendosur kodin kalues të celularit të tyre para se ta fikin atë, dhe më pas celulari do të futej në gjendjen e gjumit, transmeton Lajmi.net.

Kjo veçori është mirëpritur nga të gjithë përdoruesit e iPhone, pasi në këtë mënyrë ata do të mund të zbulojnë gjithmonë celularin e tyre se ku ndodhet – nëse u humbë apo dikush ua vjedhë atë – edhe nëse ai është i fikur.