Apple do ta braktisë ‘xhekun’ e kufjeve në iPhone

Raportohet se Apple ka në plan ta largojë portin e kufjeve në modelin e ardhshëm iPhone 7.

Auto & Tek

28/11/2015 20:01

Sipas 9to5Mac, raportohet se Apple po planifikon ta largojë portin 3.5mm të kufjeve në modelin e ardhshëm iPhone 7, në mënyrë që të arrijë reduktimin prej 1mm në trashësi krahasuar me iPhone 6S.

Kjo do të mundësonte krijimin e iPhone-it më të hollë ndonjëherë, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu raportohet se Apple do të përdorë portin e mbushësit, për të lidhur kufjet në të ardhmen. (lajmi.net)