Apple dhe Samsung do “të vrasin” SIM-kartelat

Që të jetë funksional një telefon, duhet me patjetër të ketë një kartë SIM. Kjo gjë mund të ndryshojë së shpejti, pasi sipas një raporti nga Financial Times, telefonat e ardhshëm të Apple-it dhe Samsung-ut do t’iu japin “lamtumirën” kartave SIM.

Auto & Tek

17/07/2015 18:50

Të dyja kompanitë janë në bisedime me shoqatën e operatorëve celularë “GSMA” për të përdorur karta SIM elektronike në telefonat e tyre.

Kështu, nuk do të ketë më karta fizike SIM, por një sistem ku konsumatorët mund të ndryshojnë operatorët shumë lehtë, pa pasur nevojë që të ndryshojnë çdo herë kartat SIM.

Në vitin 2014, Apple prezantoi një iPad me kartën Apple SIM, që është një koncept i ngjashëm. Edhe për iPhone 6s thuhet se do të jetë telefoni i parë që do të ketë këtë veçori.

Ideja e krijimit të një sistemi të tillë do t’u japë mundësi kompanive që merren me prodhimin e telefonave që të kenë më shumë hapësirë tek pajisjet e tyre, që mund ta përdorin për të sjellë veçori ose funksionalitete të reja. /balkanweb