Apple dhe Google do t’i bëjnë ikonat e shprehjes për të gjitha racat

Ikonat e shprehjes e kanë një problem, por Apple dhe Google do ta rregullojnë atë së shpejti.

Auto & Tek

05/11/2014 16:59

Ikonat e shprehjeve janë të rregulluara sipas standardeve të ‘Partneritetit Unicode’, dhe ky partneritet këtë javë do të publikojë një propozim të ri për atë se si do të duhej të dukeshin ikonat e shprehjes.

Ky publikim do të krijonte një mbështetje për të gjitha ngjyrat e lëkurës, transmeton Lajmi.net.

Propozimi ishte edituar nga inxhinjerët e Apple dhe Google – edhe pse këto ikona të shprehjes me ngjyra të ndryshme janë ende vetëm një propozim – ata kanë planifikuar këtë përfshirje në përditësimin e madh të radhës së standardeve Unicode, që është e caktuar të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.

Këto ikona emocionesh do t’i lejonin përdoruesit që të modifikojnë karaktere të ndryshme me ngjyra të ndryshme të lëkurës, transmeton Lajmi.net.

Ky partneritet është duke propozuar një mbështetje për pesë lloje të ndryshme të ngjyrës së lëkurave, që inspirohet nga ngjyra e lëkurës së njerëzve të ndryshëm në botë.