Apple blen Shazam-in, aplikacioni do të jetë pa reklama

Apple ka përfunduar me sukses blerjen e Shazam-it, aplikacionit popullor të identifikimit të këngëve.

Auto & Tek

25/09/2018 20:37

Kompania konfirmoi se po blinte Shazam-in dhe ekipin e tij të zhvillimit për 400 milionë dollarë dhjetorin e kaluar. Blerja u pezullua përkohësisht për shkak të një hetimi nga Bashkimi Evropian, por gjithçka u zyrtarizua në shtator të këtij viti.

Apple ka njoftuar se do të heqë së shpejti të gjitha reklamat nga aplikacioni, një lajm shumë i mirë ky për përdoruesit.

Shazam është shkarkuar mbi 1 miliard herë dhe është përdorur mbi 20 milionë herë çdo ditë, sipas njoftimit për shtyp të Apple. Aplikacioni ka qenë i disponueshëm që nga fillimet e App Store dhe ishte një nga demot më të hershme të asaj që mund të bënte një aplikacion celular.