Apple bëhet bashkë me BMW për prodhimin e veturës

Reuters ka njoftuar sot se CEO i Apple, Tim Cook, ka takuar udhëheqësit e BMW-së.

Auto & Tek

01/08/2015 10:59

Sipas Reuters, Apple ka shfaqur interes të madh në veturën elektrike i3 të BMW dhe dëshiron që të dijë më shumë për të.

Për disa javë të tëra ishte raportuar se inxhinierët e Apple janë duke punuar në një projekt sekret, i cili mund të jetë për prodhimin e një veture të emëruar iCar, transmeton Lajmi.net.

Dhe, vizita që Tim Cook ia ka bërë BMW-së tregon gjithçka. Reuters pretendon gjithashtu se palët kanë biseduar pa nënshkruar ndonjë marrëveshje.

Sipas të gjitha gjasave, Apple dhe BMW do të bashkëpunojnë ngushtë për prodhimin e veturës elektrike shumë të përfolur iCar. (Lajmi.net)