Apple akuzon Samsung se ka bërë deklaratë të rreme në gjyq

Thuhet se fllimi është gjithmonë i vështirë. Duket se fillimi i rastit të dytë ligjor në mes Apple dhe Samsung është duke kaluar me goditje me të vërtetë të vështira. Avokatët e Apple akuzojnë Samsung se ka mashtruar jurinë në raundin e dytë gjyqësor për shkelje të patentës në sallën e gjyqit në San Jose,…

Auto & Tek

05/04/2014 16:28

Thuhet se fllimi është gjithmonë i vështirë. Duket se fillimi i rastit të dytë ligjor në mes Apple dhe Samsung është duke kaluar me goditje me të vërtetë të vështira.

Avokatët e Apple akuzojnë Samsung se ka mashtruar jurinë në raundin e dytë gjyqësor për shkelje të patentës në sallën e gjyqit në San Jose, Kaliforni, i kryesuar nga i njëjti gjyqtar federal, Lucy Koh.

“Gjatë hapjes së deklaratave, avokati i Samsung në mënyrë të përsëritshme bëri deklarata të parëndësishme, mashtruese dhe madje të pavërteta që kanë shkaktuar padyshim jurinë të mendojë se këto janë shumë të dëmshme për Apple”, thanë avokatët e Apple.

Cilat ishin deklaratat e Samsung që Apple u acarua aq keq?

“Apple dëshiron që ju të besoni se këto pretendime kanë vlerë mbi 2 miliardë dollar edhe pse ato nuk janë mjaftueshëm të vlefshme për Apple që ti përdorë”, tha avokati i Samsung, John Quinn në argumentet e tij hapëse.

“Apple është duke kërkuar dëme masive për shitje të humbura fiktive për shkak të karakteristikave shumë të vogla, që do t’i mësoni se nuk kishin ndikim në shitje”, tha Quinn.

Mbani në mend se Apple më herët pati thënë se Samsung ka shkelur patentat e saj për iPhone dhe i morri këto patenta për një numër të celularëve Samsung.

Apple ka kërkuar pagimin e dëmeve dhe plus heqjen e celularëve nga tregu.

iPhone dhe iPad sjellin dy të tretat e fitimeve të përgjithshme në Apple. Samsung, ndërkohë, ka qenë konsideruar si krijuesi më i madh i celularëve në botë.

Në tryezën e gjykatës tani janë akuzat për shkelje të karakteristikave të programeve të tilla si: universal search (kërkimi universal), auto-correct (auto-korrektuesi), data sync (sinkronizimi i të dhënave) dhe slide to unlock (që mundëson hapjen e celularit).

Avokatët e Samsung, megjithatë, pohuan se Apple nuk përdor më tre nga pesë patentët e paraqitur në gjykatë. Për të cilët Apple ka argumentuar se patentët janë në përdorim aktual.

Gjykimi do të vazhdojë ende deri në grumbullimin e provave të mjaftueshme, dhe palët do të dalin përsëri në gjyq të premten.

Vëzhguesit thanë se rasti mes dy kompanive është më shumë se për para, sepse rreziku nga Samsung është më i madh se sa dëmet e shkaktuara ndaj Apple.