Apple iOS 9 sjellë shumë ndryshime në iPhone

Të mërkurën Apple lansoi versionin e tretë beta të iOS 9 – sistemin e ri operativ për iPhone, iPad dhe iTouch tek zhvilluesit.

Auto & Tek

09/07/2015 13:00

Ky version është përditësimi më i madh në iOS 9, që shton shumë aplikacione të reja dhe gjithashtu sjell disa ndryshime në ato të vjetrat.

iOS 9 beta 3 sjellë aplikacionin News, i cili ishte prezantuar për herë të parë në WWDC. Ky aplikacion ofron një listë të storieve, që është i ngjashëm me aplikacionet e palës së retë si Flipboard dhe Inside.

Përditësimi e bën përdorimin e ekranit të pajisjet më të mirë, pasi që shton aranzhimin 4×4 në krahasim me atë 3×3 që ishte më parë, i cili ju lejon tani të ruani deri në 105 aplikacione në një dosje, transmeton Lajmi.net.

Aplikacioni Photos gjithashtu merr një përditësim me iOS 9, që shton dy dosje të reja të quajtura ‘Selfies’ dhe ‘Screenshots’.

Siç edhe sugjeron emri, dosja ‘Selfies’ i mbledhë të gjitha fotografitë e bëra me kamerën e përparme të celularit dhe ‘Screenshots’ i vendosë të gjitha fotografitë e bëra duke mbajtur butonin e ndezjes dhe atë kryesor.