Apostolova: Vdekja e Adem Demaçit, humbje e madhe për Kosovën

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka ngushëlluar familjen Demaçi me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, njëherit edhe ish i burgosur politik nga regjimi serb, Adem Demaçit.

Lajme

27/07/2018 16:52

Apostolova përmes një shkrimi në Twitter, vdekjen e Demaçit e ka cilësuar si një humbje shumë të madhe për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Ngushëllimet e mia për familjen e Adem Demaçit, një aktivist i të drejtave të njeriut, fitues i “Sakharov Prize”, vdekja e të cilit është një humbje e madhe për Kosovën”, ka shkruar Apostolova./Lajmi.net/