Apostolova në takim me Haradinajn: Të zbatohen marrëveshjet e arritura me dialog

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova dhe Shefat e Misionit të Bashkimit Evropian, u takuan sot me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Lajme

20/09/2017 16:00

 

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, thuhet në një njoftim për media.

Kryeministri Haradinaj dhe anëtarët e kabinetit prezantuan dhe nënvizuan prioritetet e Agjendës Evropiane dhe pritshmëritë e Qeverisë si dhe theksuan rëndësinë e rrugës evropiane për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Ambasadorja Apostolova dhe Shefat e Misioneve të BE-së e mirëpritën fokusimin e qeverisë në Agjendën Evropiane, duke veçuar posaçërisht nevojën e zbatimit të MSA-së, ARE-së dhe marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut.

Pjesëmarrësit u shprehen të kënaqur me takimin dhe u dakorduan të vazhdojnë më këtë lloj të shkëmbimeve në baza të rregullta. /Lajmi.net/