Apostolova: Investimet në mjedis do të vazhdojnë

Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se investimet e BE-së në Kosovë për përmirësimin e mjedisit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lajme

30/05/2018 18:03

“Sfidat e ambientit nuk janë vetëm për Kosovën, por gjithashtu edhe për neve pa marrë parasysh se nga vijmë”, ka thënë Apostolova për Info Magazine, në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Kemi vendosur që të bëjmë kampanja vetëdijësuese por nuk ka qenë e mjaftueshme. Do të sjellim praktika më të mira”.

Apostolova foli për angazhimin e BE-së dhe përmendi investimet që i kanë bërë në Kosovë sa i përket mjedisit, duke deklaruar se këto investime do të vazhdojnë.

“Pra investimet tona do të vazhdojnë. Jemi të angazhuar gjithmonë”.