Aplikantët në Policinë e Kosovës, së shpejti i nënshtrohen testit me shkrim

Policia e Kosovës ka pranuar mbi 17 mijë aplikacione në konkursin e hapur për zyrtar policor, i cili përfundoi më 10 maj.

Lajme

22/05/2018 16:28

E megjithë këtë numër, vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kriteret do të kenë mundësi që t’i nënshtrohen testit me shkrim.

Në një përgjigje për lajmi.net, nga Policia e Kosovës është bërë e ditur që pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe shqyrtimit të aplikacioneve, do të publikohet lista me numrin e kandidatëve që plotësojnë kriteret, dhe të njëjtit do t’i nënështrohen testit me shkrim.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve,  do të publikohet lista me numrin e kandidatëve që plotësojnë kriterët duke përcaktuar: data, vendi dhe koha e mbajtjes së testit me shkrim”, thekson Policisë së Kosovës.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se do të publikohet edhe lista e kandidatëve eventulisht të diskualifikuar ku pas kësaj komisioni përzgjedhës sipas procedurave të parapara do të vazhdojë me shqyrtimin e aneksave.

“Gjithashtu do të publikohet edhe lista e kandidatëve evetualisht të diskualifikuar. Pastj komisioni përzgjedhës sipas procedurave të parapara vazhdon me shqyrtimin e ankesave eventuale”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

E ndërkaq nuk dihet ende se sa do të jetë numri i policëve që do të pranohen, besohet se ky numër do të sillet rreth 300 efektivë. /Lajmi.net/