Facebook prezanton aplikacionin e ri

Përdoruesit e Facebook tani do të shohin më shumë video në faqen e të rejave në llogaritë e tyre.

Auto & Tek

02/04/2015 19:47

Rrjeti social ka prezantuar një aplikacion të ri për video të quajtur Riff. Sipas ekspertëve, ky lansim është një përgjigje ndaj aplikacioneve Vine dhe Snapchat.

Aplikacioni i lejon përdoruesit që të bëjnë video 20-sekondëshe apo më të vogla dhe më pas i poston ato në Facebook me ‘hashtag’, transmeton Lajmi.net.

Ky aplikacion ka për qëllim që t’i inkurajojë përdoruesit që t’i përfshijnë miqtë e tyre në krijimin e këtyre videove, për të treguar storje më të gjata.

riff-facebook-iphone6-hero

“Pasi një shok shton një klip në videon tuaj, miqtë e shokut tuaj gjithashtu do ta shohin videon në Riff dhe do të jenë në gjendje që të jenë pjesëmarrës në të”, tha Josh Miller, menaxher i Facebook.

Pasi të postohet në Facebook, të gjithë kontribuesit do të etiketohen në video, transmeton Lajmi.net.

Më pas, personi i cili e filloi krijimin e videos mund të zgjedhë se cilat klipe dëshiron t’i fshijë nga kjo video.