Aplikacioni YouTube për fëmijë arrin 10 milionë shkarkime

YouTube Kids, aplikacioni i krijuar posaçërisht për fëmijë, po përhapet edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I lançuar fillimisht në muajin shkurt për pajisjet Android dhe iOS, aplikacioni është shkarkuar deri tani mbi 10 milionë herë, sipas kompanisë. Kjo shifër do të rritet edhe më shumë me zgjerimin e këtij aplikacioni në Australi, Kanada, Irlandë, Zelandë e re dhe Angli.

Auto & Tek

19/11/2015 22:38

Ky aplikacion do të ketë kanale për filma vizatimorë për fëmijë, si Morph, Teletabis, Wallace & Gromit etj. Aplikacioni e bën më të lehtë gjetjen e videove të përshtatshme për fëmijë, për të parë video me tema që ata duan të eksplorojnë, dhe mund të shkarkohet falas në Google Play dhe App Store. Aplikacioni përfshin një afat kohor, për të kufizuar kohën që fëmijët mund të përdorin aplikacionin.