Aplikacioni që zbulon se a po ju tradhton partneri

Nëse frikësoheni apo jeni në dyshime se partneri juaj po ju tradhton, atëherë tani së paku keni edhe një mënyrë virtuale për ta zbuluar këtë.

Auto & Tek

19/08/2017 16:48

Një aplikacion që kushton vetëm pesë dollarë, Swipebuster, ju lejon që ta kërkoni dikë në Tinder, dhe ta shihni se kur ka “shfletuar” për herë të fundit për ta gjetur një partnere.

Siç dihet tashmë, Tinder është aplikacioni më i famshëm i takimeve, ku çiftet arrinë të lidhen me njëri-tjetrin përmes një pëlqimi reciprok.

Por, sikur partneri juaj të jetë ende duke e shfrytëzuar këtë aplikacion për të gjetur partnere të tjera, atëherë ju mund ta zbuloni lehtë këtë përmes Swipebuster.