Aplikacioni që të mundëson të blesh rroba sipas trupit që ke

Blerjet online mund të jenë të ndërlikuara, dhe është e vështirë të dish nëse ajo që po ble në internet do të jetë siç e dëshironi.

Auto & Tek

07/03/2018 12:05

Tashmë ka një aplikacion që e bën më të thjeshtë blerjen e veshjeve. Aplikacioni australian, Shop You, ju mundëson t bleni rroba varësisht nga stili juaj, forma e trupit tuaj dhe markën që e preferoni, pastaj ai vet gjen rrobën që të përshtatet, transmton lajmi.net.

“Të gjesh veshjet që të rinë mirë është e vështirë. Vetëm 2 në 10 femra i pëlqejnë produktet që i vijnë. Misioni ynë është të jemi më të personalizuara, në mënyrë të thjeshtë për femrat për të bërë shopping ”, thuhet në faqe.

Aplikacioni Shop You përdor inteligjencën artificiale, aplikacioni falas ka dalë në shkurt me marka si Cotton On, Lorna Jane, Glassons, ASOS dhe Uniqlo ndërkohë që pritet ti shtohen dhe firma të tjera. Ai është themeluar nga dy femra, Emma Sharley dhe Kelly Slessor. /Lajmi.net/