Aplikacioni që ndryshon ngjyrën e këpucëve (Foto)

Këpucët e të ardhmes do të ndryshojnë ngjyrën dhe dizajnin në bazë të shijeve. Kjo falë një aplikacioni me një prekje në telefonin e mençur.

Auto & Tek

20/05/2017 15:36

Ideja që nuk është kthyer ende në një produkt për tregun, është e “Rehabstudio”, e cila ka menduar për aplikacionin “Shift Sneakers”.

Kështu, nëse ble një palë do të kesh në dispozicion mijëra të tjera për t’i veshur e përshtatur.

Atletet bëhen nëpërmjet copash përçuese, reaktive dhe që lidhen me një ekran mini led. Aplikacioni, në fakt, është menduar si një dyqan ku mund të blesh paketë dizajnesh dhe ngjyrash.

Nëse kërkoni t’i përshtatni me veshjen, mjafton të bëni një foto të veshjes dhe këpucët do ta gjejnë vetë tonalitetin e duhur për një kombinim perfekt.

343434343 33333-1