Aplikacioni që ju tregon saktë se a do ta lindni foshnjën para kohe

Ende nuk është zbuluar shkaku kryesor i lindjeve të parakohshme.

Lifestyle

22/01/2016 21:59

Lindja e parakohshme është një mister i cili ende nuk është zgjidhur dhe një problem me të cilin përballen shumë çifte që presin për t’u bërë prindër.
Në të gjithë botën, rreth 15 milionë fëmijë lindin para-kohe çdo vit dhe më shumë se një milion prej tyre kanë komplikime më pas për të cilët mund të jetë edhe fatale.

Në një hulumtim të fundit, hulumtuesit nga Kolegji i Mbretit në Londër kanë punuar në një vegël të re ‘parashikuese’, që përmes disa të dhënave ju tregon nënave për lindjen e mundshme para-kohe, shkruan Gazeta Express.

Ekipi i hulumtuesve kanë krijuar një algoritëm i cili kombinon informatat e shtatzënive të mëhershme, për të ofruar një kohë të saktë të lindjes.

Algoritmi i ri, që është futur në një aplikacion për iOS të quajtur QUiPP, u testua në dy studime të ndara.

1,600 gra morën pjesë në studime, ku të dhënat e gjysmës së tyre u përdorën për të krijuar aplikacionin. Udhëheqësi i studimit, Andrew Shannon, e përkrahi këtë shpikje duke thënë: “Sa më saktë që i parashikojmë rreziqet, aq më mirë mund ta menaxhojmë shtatzëninë e një gruaje, për të siguruar një lindje sa më të sigurt për të dhe beben e saj”.