Aplikacioni që gjurmon shëndetin e veturës tuaj

Aplikacionet të cilat gjurmojnë shëndetin e njerëzve janë bërë tashmë shumë të popullarizuara dhe të shumtë në numër, por krijuesit e një aplikacioni të ri pretendojnë të sjellin një lloj të ri të gjurmuesit për një pjesë të rëndësishme të jetës tuaj: veturës.

Auto & Tek

27/12/2014 17:11

Sensori FIXD është një pajisje e cila lidhet me veturën tuaj me celularë përmes Bluetooth dhe më pas shpërndanë përditësime në gjithçka që ka të bëjë me veturën tuaj, duke ju treguar gjithçka që duhet të ndërroni në veturë, prej ndërrimit të vajit, filtrave të ajrit etj.

Duke e lidhur FIXDN me veturën tuaj, ju menjëherë do të filloni të merrni të dhëna në kohë reale që ju lejojnë të gjurmoni mirëqenien e veturës tuaj, transmeton Lajmi.net.

“Pajisja jonë është e fuqizuar nga vetura, kështu që ajo nuk ka nevojë për një bateri”, thotë John Gattuso, themeluesi i FIXD. “Pajisja zgjatë sa bateria e veturës tuaj”, shton ai.

Aplikacioni FIXD gjithashtu ju tregon se sa kohë keni, në kilometra, derisa një problem i veçantë mund të bëhet kritik, si dhe pasojat e mundshme nëse e injoroni paralajmërimin e komponentit.