Aplikacioni që gjen WiFi falas përreth jush

Një aplikacion i ri ka dalë për përdoruesit e iPhone dhe Android, i cili ju ndihmon që të gjeni Wireless, më të mirë falas në zonën ku ndodheni.

Auto & Tek

02/03/2016 16:41

Aplikacioni “WeFi Pro” është i “mbushur” me më shumë se 200 milionë pika të Wireless në të gjithë botën, për t’u siguruar që ju kurrë të mos mbeteni pa internet, transmeton noa.

Aplikacioni jo vetëm që u tregon vendet e Wireless që janë falas, por shfaq edhe vendet më të besueshme për t’u lidhur. Kjo gjë që është shumë e mirë në raste kur ju nevojitet shumë interneti, atëherë me këtë aplikacion e gjeni shumë shpejtë ndonjë vend përreth jush me WiFi falas.