Aplikacioni që do të përdoret si çelës i dhomës së hotelit

Grupi i hoteleve Starwood do të fillojë t'i dhurojë mysafirëve të hotelit opsionin për të hyrë nëpër dhomat e hoteleve thjeshtë duke i përdorur celularët e tyre të mençur.

Auto & Tek

03/11/2014 22:38

Ky grup i ka përmirësuar 30,000 dyert e dhomave në 150 hotele për të punuar me sistemin, i cili përdorë teknologjinë e Bluetooth.

Zhvilluesi i kësaj teknologjie thotë se përdorë kanalin e tij të koduar shumë të sigurt për të siguruar që hajdutët të mos abuzojnë me këtë risi, transmeton Lajmi.net.

Kjo mund të jetë më e sigurt se një kyçje standarde e derës përmes kartës së hotelit, por ka një karakteristikë më të fortë të sigurisë të tillë si transkriptimi AES dhe ‘çelësat rrotullues’, dhe kështu askush nuk mund të gjejë ndonjë mënyrë alternative për tu futur në dhomë.