Aplikacioni për iPhone që ju lejon t’i ndihmoni të verbrit

Është krijuar një aplikacion i ri për iPhone nga një ekip danez, i cili ju lejon që t’i ndihmoni të verbrit përmes një video-bisede.

Auto & Tek

16/01/2015 18:59

Aplikacioni i quajtur ‘Be My Eyes’ (në shqip ‘Bëhu sytë e mi’) është një aplikacion pa përfitim, dhe i gatshëm vetëm për iOS për momentin, i cili ju bën që t’i ndihmoni të verbrit duke përdorur një video-bisedë.

Koncepti është shumë i thjeshtë: Kur një i verbër ka nevojë për ndihmë për të marrë diçka, për të kaluar rrugën apo për gjëra të tjera, ata thjeshtë e prekin ekranin e tyre për të gjetur personin e parë ‘që sheh’ i cili është i gatshëm për t’i ndihmuar, transmeton Lajmi.net.

Vetëm pasi një ndihmës e pranon kërkesën, personi i verbër e drejton kamerën e tij nga problemi dhe merr ndihmë nga një video-bisedë.

Nëse dëshironi, ju mund të regjistroheni në “Be My Eyes”, pasi që tashmë 13,000 njerëz janë regjistruar për një ditë vetëm për të ndihmuar të verbrit të cilët kanë nevojë për ndihmë aty diku në botë.