Aplikacioni i Samsung që përmirëson jetën e fëmijëve autikë

Përderisa disa besojnë se celularët dhe tabletët janë duke u bërë pjesë e rëndësishme e jetës tonë, Samsung ka krijuar një aplikacion i cili ka për qëllim të trajtojë paaftësinë për të bërë kontakt me sy – një simptomë kjo e autizimit.

Auto & Tek

28/12/2014 17:16

I krijuar në Universitetin Kombëtar të Mjekësisë të Seulit dhe Departamentit të Universitetit të Psikologjisë Yonsei, aplikacioni i quajtur “Look At Me” i lejon fëmijët autikë që të luajnë një seri lojërash, sfidash dhe testesh të dizajnuara për të përmirësuar aftësinë për të bërë kontakt me sy, dhe për të rritur aftësinë sociale të tyre, transmeton Lajmi.net.

Sipas një studimi të kryer nga Samsung, bazuar në reagimet prindërore, aplikacioni është tani duke iu ndihmuar rreth 60% të 20 fëmijëve që janë duke e përdorur atë që disa javë.

‘Look At Me’ paraqet gjashtë misione për përdoruesit të cilat duhet t’i kompletojnë, dhe rekomandon një përdorim ditor të tij të paktën prej 15 deri në 20 minuta, transmeton Lajmi.net.

Një sfidë tjetër kërkon që të praktikohet formimi i shprehjeve të caktuara të fytyrës, ndërsa një tjetër i bën ata që të tërheqin tiparet e fytyrës mbi fotot ekzistuese. Çdo sfidë jep pikë të bazuara në performancën e një përdoruesi.

Si pjesë e projektit, Autism Speaks Canada kohët e fundit bashkëpunoi me Samsung në Kanada për t’ju ofruar 200 tabletë Samsung Galaxy S me aplikacionin ‘Look At Me’ familjeve që kanë fëmijë me autizëm.

Për më shumë shikojeni videon: