Aplikacioni i frikshëm ISIS

Shumica prej jush do të mendojnë se çfarë aplikacioni mund të jetë ky? A ka ky ndonjë lidhje me grupin terrorist që është shfaqur në Irak të quajtur ISIS?

Auto & Tek

09/07/2014 20:41

Shumica mendojnë se nuk ka reklamë të keqe për aplikacionin e tyre, por thjeshtë njerëzit ose e pëlqejnë ose jo. Por çfarë nëse aplikacioni që keni krijuar e ndanë të njëjtin emër me një grup të dhunshëm terrorist që është në Irak?

Ky është edhe problemi me të cilin po ballafaqohet Isis, një kompani mobile për pagesa apo e quajtur ndryshe “portofili digjital”, që ndodhë të ketë emrin e njëjtë me grupin terrorist ISIS.

CEO i kompanisë njoftoi të hënën se aplikacioni do të shkojë në një ri-krijim, në mënyrë që të mos ketë lidhje më me emrin e grupit terrorist.

Kompania kishte lansuar aplikacione portofole për iOS dhe Android vitin e kaluar. Aplikacionet kaluan nëpër një kohë të vështirë duke u munduar të gjejnë suksesin e tyre në hapsirat e pagesave përmes celularit, por tash edhe emri i aplikacionit ka bërë që ky aplikacion të ketë shumë probleme drejt arritjes së suksesit.