Aplikacioni Google Translate bëhet edhe më i mençur

Tani ju mund t’i bëni një fotografi ndonjë teksti dhe ta keni atë të përkthyer menjëherë, dhe të përjetoni një përkthim më të shpejtë në kohë reale.

Auto & Tek

14/01/2015 17:10

A udhëtoni në vende të ndryshme ku nuk e flisni gjuhën e tyre? Juve padyshim do të ju duhet aplikacioni i Google për përkthim (Google Translate) në celularin tuaj para se të fluturoni në vendin e caktuar.

Google sot ka shtuar një veçori në aplikacion, i cili do të ju ndihmojë që të navigoni më lehtë gjuhën lokale, transmeton Lajmi.net.

Për fillestarët, ju tani mund ta përktheni një tekst vetëm duke i bërë foto atij, pasi që aplikacioni do ta përkthejë atë për ju menjëherë.

Kjo veçori do të ju duhet ndoshta më së shumti kur jeni në ndonjë vend të huaj dhe dëshironi të orientoheni përmes shenjave rrugore apo kur të porosisni diçka në një restorant, menyja e të cilit është në gjuhën që ju nuk e flisni.

Duke e përdorur aplikacionin, vetëm drejtojeni kamerën tek ndonjë shenjë apo tekst dhe më pas ju do ta shihni një version të përkthyer në ekran, transmeton Lajmi.net.

Kjo veçori punon kur dëshironi të përktheni gjuhën Frënge, Gjermane, Italiane, Portugeze, Ruse dhe Spanjolle në gjuhën Angleze.