Aplikacioni Cove ju ndihmon të shprehni ndjenjat nëpërmjet muzikës

Kur bëhet fjalë për të shprehur ndjenjat në letër, nuk është aq e lehtë sa duket. Ndonjëherë nuk arrijmë të gjejmë fjalët e duhura për të shprehur atë që ndiejmë.

Auto & Tek

19/11/2015 23:05

Nëse hasni një vështirësi të tillë, mund t’ju vijë në ndihmë aplikacioni Cove. Në vend të fjalëve, ju mund të shprehni ndjenjat nëpërmjet muzikës.

Cove 1Aplikacioni është krijuar nga inxhinierët Ivor Williams dhe Alex Rothera, të cilët kur ishin adoleshentë humbën një shok nga një aksident me makinë. Nga eksperienca e tyre ata mësuan se fjalët nuk janë të mjaftueshme për të shprehur ndjenja të tilla.

Pas mbarimit të studimeve për teknologji, Williams dhe Rothera themeluan kompaninë teknologjike “Humane Engineering”, ku ofrojnë shërbime të ndryshme për njerëzit. Një ndër to është aplikacioni Cove, që e cilësojnë ndryshe si “ditari muzikor”.

Cove 2Aplikacioni është ndërtuar mbi parimet e teorisë muzikore: ai ka 6 tinguj harmonik me të cilët mund të krijoni pjesë muzikore sipas gjendjes emocionale.