Aplikacioni ‘Awkward’ që dëgjon rrëfimet tuaja sekrete (Video)

Aktiviteti i aplikacioneve anonime si Secret dhe Whisper ka qenë shumë i madh dhe ka gjeneruar disa polemika muajt e fundit, por këto aplikacione duket se kanë qenë vetëm fillimi i diçkaje të madhe.

Auto & Tek

18/07/2014 12:06

Çfarë nëse fuqia e këtyre aplikacioneve të mesazheve anonime ka qenë aq e madhe sa që të krijohet edhe një aplikacion anonim për video?

Ky duket të jetë misioni i ri i këtij aplikacioni të quajtur “Awkward”, i cili ju lejon që të regjistroni një video duke rrëfyer një sekret të thellë, të errët të vetes tuaj.

Krijuar nga një firmë me bazë në Gjermani, aplikacioni për iOS ju lejon që të incizoni një video 10 sekondëshe të rrëfimit tuaj dhe ta ndani atë përmes një lidhjeje me e-mail, Facebook apo Twitter.

Përveç kësaj, ju mund ta futni rrëfimin tuaj në ndonjë webfaqe, duke e rritur kështu mundësinë e shpërndarjes së rrëfimeve veçanërisht të pakënqashme për ju. 

Për më shumë shikojeni videon më poshtë për të parë si punon ky aplikacion dhe si janë rrëfyer të tjerët: