Aplikacionet më të përdorura për fitnes në iOS (FOTO)

A jeni të dhënë pas fitnesit? Ne ju prezantojmë aplikacionet më të përdorura për fitnes.

Auto & Tek

09/03/2016 14:32

Më poshtë do të ju rendisim disa nga aplikacionet më të përdorura për fitnes në iOS.

Charity Miles

Me Charity Miles, ju mund të fitoni para për bamirësi. Për çdo kilometër që ju bëni duke përdorur këtë aplikacion, korporata të ndryshme kanë pranuar që të ndihmojnë me disa centë, shkruan lajmi.net. Për më shumë klikoni këtu për ta shkarkuar.


Cyclemeter

Llogaritet si një nga aplikacionet më të mira për përcjelljen e vozitjeve me biçikletë. Është shumë i saktë dhe mbledh të dhëna edhe për shëndetin tuaj. Pavarësisht emrit, me të ju mund të merrni të dhëna edhe në ecje e vrapim. Klikoni këtu për ta shkarkuar.


Digifit iCardio

Ky aplikacion lidhet me aplikacione që monitorojnë të rrahurat e zemrës dhe ju jep statistika më të detajuara në lidhje me aktivitetet dhe ndikimin e tyre. Klikoni këtu për ta shkarkuar.


Runtastic

Është ndër aplikacionet më të kërkuara në këtë fushë. Ajo që e veçon nga aplikacionet tjera, është se ky aplikacion ka edhe rolin e trajnerit që ju motivon të punoni më shumë. Klikoni këtu që ta shkarkoni.


Zombies, Run!

Ajo që e bën këtë aplikacion shumë të veçantë është se është në formë të lojës.

Në këtë aplikacion, ju do të dëgjoni storie se si po ndiqeni nga zombiet, përderisa fitoni pikë varësisht si dhe sa bëni ushtrime.

Klikoni këtu për ta shkarkuar.