Aplikacion për t’u dukur si yjet

Keni ëndërruar ndonjëherë të dukeni sikur Brad Pitt apo Rihanna? Këtë mund ta bëni në kohë reale, duke e ndërruar fytyrën përmes një aplikacioni, derisa jeni duke e përdorur kamerën. Artisti dhe shkenctari i kompjuterit nga Oslo, Audun Mathias Oygard e ka dizajnuar një aplikacion unik të ndërrimit të fytyrës duke e përdorur ‘JavaScript library…

Auto & Tek

29/01/2014 09:20

Keni ëndërruar ndonjëherë të dukeni sikur Brad Pitt apo Rihanna? Këtë mund ta bëni në kohë reale, duke e ndërruar fytyrën përmes një aplikacioni, derisa jeni duke e përdorur kamerën.

Artisti dhe shkenctari i kompjuterit nga Oslo, Audun Mathias Oygard e ka dizajnuar një aplikacion unik të ndërrimit të fytyrës duke e përdorur ‘JavaScript library clmtrackr’.

Sapo të hyni në uebfaqen e Oygard (http://auduno.github.io/clmtrackr/examples/facesubstitution.html), ju mund të zgjidhni nga lista fascionuese e yjeve që i pëlqeni dhe ta ‘veshni’ fytyrën e tyre.

Aty gjenden emra si George Clooney, Rihanna, Bill Murray, Kim Kardashian, Barack Obama, Justin Bieber, Kanye West dhe shumë të tjerë.

Është e thjeshtë: ju do të kyçeni, ta lëshoni kamerën, të uleni dhe t’i përshtateni madhësisë së fytyrës së tyre, duke e vendosur atë si një maskë, raportojnë mediat.

“Në fillim është një ndjenjë vërtetë e çuditshme, pasi ju e ndjeni efektin e ‘veshjes’ së fytyrës së dikujt tjetër, pasi jeni mësuar që në kamerë apo në pasqyrë ta shihni fytyrën tuaj. E kam vënë re se i kam ndryshuar shprehjet e fytyrës, varësisht me cilën fytyrë jam maskuar”, ka thënë Oygard.

Sipas tij, ky aplikacion funksionon shumë mirë dhe ka shumë më pak probleme teknike në krahasim me aplikacionet e mëparshme të ndërrimit të fytyrës.