Penguan policinë për t’i arrestuar, tre serbë përfundojnë në stacionin policor

Janë arrestuar tre të meshkuj serbë pasi ata u përfshinë në një rast rrahje, dje në veri të Mitriovicës.

Lajme

22/10/2018 12:27

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, përcjell lajmi.net.

Kur të dyshuarit janë hasë nga policia, njëri prej tyre kishte thikë në dorë, kurse dy të tjerët tentonin t’i pengonin policët ta arrestonin personin e parë.

Pas intervistimit, dy nga ta me urdhër të prokurorit janë liruar ndërsa i treti është ndaluar deri të këndellet pasi ishte në ndikimin e alkoolit. /Lajmi.net/