Apelimi në CAS, sot afati i fundit për Skënderbeun

.

Sport

21/05/2018 16:51

Skënderbeu është duke zhvilluar një betejë për të siguruar pafajësinë nga vendimi që i është dhënë në UEFA nga Komisioni i Apelit.

Shkalla e radhës për të gjykuar këtë çështje, është Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS.

Në bazë të afateve kohore, sot është dita e fundit e skuadrës korçare për të bërë apelimin e çështjes. Zyrtarisht, nuk është bërë asnjë njoftim nga klubi dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi dhe veprimet e ekipit korçar.