Apeli shfuqizon vendimin e ZRRE-së i cili detyronte qytetarët ta paguanin energjinë e shpenzuar në veri – Lajmi.net
Apeli shfuqizon vendimin e ZRRE-së i cili detyronte qytetarët ta paguanin energjinë e shpenzuar në veri
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 21:15, 4 November 2017
Përfundimisht është pezulluar vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, i cili i detyronte qytetarët që nëpërmjet faturave të energjisë të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit.

Këtë vendim e ka marrë edhe Gjykata e Apelit pas asaj të themelores, pas ankesës së bërë nga Avokati i Popullit. Ky i fundit thotë se më vendim gjyqësor i jepet fund diskriminimit dhe dëmeve që u janë shkaktuar qytetarëve nga ZRRE-ja.

“Shkalla e parë ka vendos pro kërkesës sonë, edhe ndërkohë është dhënë mundësi palës tjetër që të bën ankesë në gjykatën e apelit. Para disa ditësh përfundimisht edhe gjykata e Apelit e ka miratuar kërkesën tonë prapë edhe me fjalë tjera është pezulluar ekzekutimi i këtij vendimi”, deklaroi për televizionin publik Ilmi Jashari, Avokat i Popullit.

Por, zëdhënësja e zyrës së Rregullatorit, Adelina Murtezaj, nëpërmjet telefonit tha se në mungesë të bordit funksional, nuk mund të ketë zbatim të vendimit gjyqësor, që pezullon vendimi e ZRRE-së.

Për avokatin e popullit, ky qëndrim i Zyrës së Rregullatorit është absurd, dhe prokuroria e shtetit duhet të merret me këtë çështje nëse nuk zbatohet vendimi i Gjykatave

“Ajo çka na brengos ka qenë vlerësimi që gjoja se ZRRE së në mungesë të bordit nuk mund të marrin një vendim, për mua kjo ka qenë absurde se sistemi gjyqësor i merr vendimet dhe janë të plotfuqishme dhe nuk varen nga bordi apo jo, sepse bordi nuk është i autorizuar për të vlerësoj vendimin gjyqësor. Ata duhet ta zbatojnë si të tillë. Duhet ta zbatoj zyra ligjore, duhet ta vë menjëherë në zbatim…Mendoj që Prokuroria do të ketë shumë punë nëse ky vendim nuk zbatohet, presim tash të shohim se cilët janë hapat që kjo zyre do të merr edhe do të ketë një njoftim zyrtar nga vet gjykata”, deklaroi Jashari.

Sipas Avokatit të Popullit, qytetarët kanë paguar rreth 8 milionë euro në vit për rrymën e shpenzuar në veri, që i bie se nga viti 2012 kur është marrë vendimi nga ZRRE, qytetarët kanë paguar rreth 40 milionë euro për rrymën të cilën fare nuk e kanë shpenzuar.

Fjalët kyçe: Apeli, Rryma, veriu, ZRRE

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan