Apeli refuzon kërkesën për paraburgim edhe për tre deputetë tjerë të VV-së

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e prokurorisë edhe për tre deputetët tjerë të Vetëvendosjes, Valon Ramadani, Arbërie Nagavci dhe Liburn Aliu, për caktimin e masës së paraburgimit për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e 23 marsit, ku u ratifikua Demarkacioni me Malin e Zi.

Lajme

05/04/2018 15:32

Në komunikatë thuhet se Gjykata e Apelit e Kosovës, përmes vendimeve  të ndara, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e prokurorisë, kundër tri aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 23.03.2018, më anë të se cilave ishte refuzuar kërkesa organit të ndjekjes për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurve V.R . A.N. dhe L.A. dhe të njëjtit ishin lënë të mbrohen në liri.

“V.R.  po dyshohen për veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1 i  KPRK-së dhe “Mbajtje në kontroll ose  posedim të pa autorizuar të armeve” nga nëmi 374, i po të këtij kodi.  Për  këtë veprën e fundit, po dyshohet edhe e pandehura A.N. Ndërsa L.A., për  “ Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”  nga neni 409, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të te nijetit ligj”, thuet në komunikatë..

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë nuk janë të bazuara, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par. 1, nën-par. 1.2, pika 1.2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për caktimin e  masës së paraburgimit./Lajmi.net/