Apeli i Pacollit për nesër: Kush e ka të shenjtë Kosovën, të votojë pro Demarkacionit

Zv/kryeministri i Kosovës ka bërë një apel për të gjithë deputetët para seancës së nesërme të Demarkacionit.

Lajme

19/03/2018 22:47

Ai ka bërë një thirrje që të gjithë ta votojnë pro këtë marrëveshje.

Ka kërkuar që Kosova të mos varet nga shtetet fqinje për punët me interes nacional.

“Nesër (Sot), ditë vendimtare për seriozitetin e shtetit tonë!  Kush e ka të shenjtë interesin e popullit të Kosovës, emrin e mirë të shtetit, lëvizjen e lirë, kush do që të mos varemi për interesat tona nga shtetet fqinjë, të votojë PRO DEMARKCIONIT Askush, as Mali i Zi, shtet mik anëtar i NATO-s, nuk mund të cenojë territorin e Kosovës. Cdo padrejtësi nëse ka ndodhur do të korrigjohet!”, ka shkruar Pacolli.

Seanca për Demarkacionin mbahet nesër nga ora 16:00. /Lajmi.net/