Apeli aprovon kërkesën e mbrojtjes për Ismajl Kurteshin

Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes e cila ka kundërshtuar vendimin prej 30 ditësh paraburgim për deputetin e VV-së, Ismajl Kurteshi. Avokatja mbrotjëse e Ismajl Kurteshit, Teuta Zhinipotoku, ka thënë për Indeksonline se çështja e deputetit Ismajli është vendosur që të kthehet në Gjykatën Themelore.

Lajme

14/12/2015 11:13

“Sot e kemi marrë aktvendim të gjykatës së Apelit ku është aprovuar kërkesa e mbrojtjes. Është vendos të anulohet vendimi i Gjykatës Themelore nga Deperatmenti i krimeve të rënda në Prishtinë i datës 2 Dhjetor dhe cështja është vendosur që të kthehet në riprocedim”, ka thënë Zhinipotoku për Indeksonline.

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes në seancë të deputetit Ismajl Kurteshi, avokatja Zhinipotoku tha se do të presin vendimin që do të merren me këtë çështje./Indeksonline/