Apel për ndihmë për vajzën nga Podujeva me deformim të kurrizit (Video)

Një 14-vjeçare nga Podujeva, e cila ka lindur me deformime në shtyllën kurrizore për 110 shkallë, kërkon ndihmën e bamirësve për shërimin e saj.

Lajme

11/09/2017 00:02

Ajo ka vetëm një dëshirë: që pamja e saj të jetë sikur shoqet e saj të klasës. Ndërsa, babai i saj thotë se për t’ju plotësuar kjo dëshirë, shërimi i saj kushton 17 mijë euro të cilat nuk i ka. Ndaj, apelon tek vullnetmirët që ta ndihmojnë.

Sipas babait, nëse nuk bëhet ndërhyrja e shpejtë, rrezikon që vajza të mos ketë më shërim.

Ai tregon se ky nuk është i vetmi rast i rënd në familje. Gruaja e tij kishte vdekur në operim, duke e lindur djalin e saj i cili ka mbetur me pasoja për shkak të mungesës së oksigjenit në inkubatorin ku ishte vendosur. /Tribuna Channel/