Pas vendimi për grevë, veterani i UÇK-së i gatshëm të japë mësim pa pagesë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka marrë vendim që nga dita e nesërme të fillojë grevë e përgjithshme në arsim.

Lajme

13/01/2019 21:28

Sipas vendimit të SBASHK-ut, nesër pritet të fillojë greva e përgjithshme në arsim dhe ajo është paralajmëruar të zgjas deri në plotësimin e kushteve të kërkuara nga ta.

Pas këtij vendimi, një veteran i UÇK-së i cili është magjistër i shkencave juridike, Milazim Elashani është shprehur i gatshëm të marr detyrën e mësimdhënësit në ndonjë shkollë pa pagesë.

Sipas tij, ai ka një punë dhe një pagë me të cilën e mbanë familjen, prandaj do ishte i gatshëm që në ndërrimin e dytë të punonte pa pagesë si mësimdhënës.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Elashani është shprehur se paga prej 450 euro për mësimdhënësit nuk është edhe aq e vogël, prandaj është mirë t’i përvishen punës e të sjellin rezultate, e pastaj të rriten pagat gradualisht.

Ky është postimi i Elshanit pa ndërhyrje:

I nderuar kryeministër i Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe z. Shyqeri Bytyqi ministër i Arsimit.

Une Milazim Elshani magjistër i Shkencave Juridike, vullnetarisht e marr detyrën e mësimdhënësit ne ndonje shkolle pa pagese.

Une kam nje pune qe e kryej per pagese, e ajo me mjafton ta mbaje familjen, prandaj ndrrimin e dyte mund ta kryej si mesimdhenes pa pagese, Paga 450€ per mesimdhenes nuk eshte ndoshta aq e mire, por as e vogel jo, prandaj ti kapemi punes e te sjellim rezultate ne çdo sfere, e pastaj edhe pagat rriten gradualisht.

Para se me kerku rritje pagash, keta zoteri duhet te mendojne se, aty ku japin mesim ka nxenes qe vjen ne shkolle me gjyse opinge dhe me barkun bosh.

Para se me kerku rritje pagash, keta zotri duhet te mendojne se, dy muaj e gjysme i kane pushim verore, e 15-te dite pushim dimerore, krejt keto me pagese.

Para se me kerku rritje pagash,keta zotri duhet te kerkojne sigurim shendetesore per vete, siguri ne pune, kushte te mira per arsim, rregulla dhe kushte tjera, keto te bejne krenar qe je dikushi, e jo paga.

Para se me kerku rritje pagash , keta zotri duhet me mendu se, njerez te profilit te tyre edukativo-arsimore ka pa pune mjaft, besa edhe nuk kane shprese se do te punesohen ndonjehere, me deshiren me te madhe Ata neser ja fillojne punes.

Para se me kerku rritje pagash, keta zotri duhet ta dine se, testi PISA eshte negativ, e per kete jeni fajtore edhe ju.

Punoni o burra e gra, djem e vajza, qe ta forcojme njehere kete cop shtet qe me gjak e djerse e kemi fitu, a po e shihni se i madh e vogel, vendor e te huaj, ju kane gju ketij vendi e po dojne me hanger sa ma shpejte qe munden.

Ju beje thirrje te gjitha strukturave arsimore, sindikatave e drejtorive e deri te ministria, qe ti japin fund greves ende te pa filluar, por ju beje thirrje edhe atyre qe e dojne me te vertet kete vend, qe te reflektojne, ose t,ju hapin rruge vullnetareve per kete pune. /Lajmi.net/