Aparati i mahnitshëm fotografik Sony RX100 M3

Sony ka prezantuar aparatin fotografik RX100 M3, i cili ofron një fuqi të pabesueshme të fotografisë në një kamerë gjepi.

Auto & Tek

30/06/2014 18:24

Pajisja e re Sony RX100 Mark 3 (ose M3, siç e quajnë njerëzit), është pasardhësi i modelit M2, i cili kishte një sukses të madh dhe që është gjithashtu pasardhës i modelit origjinal RX100.

Çdo herë, Sony paketon më shumë kualitet dhe karakteristika në këto pajisje. Dhe në M3, është njëri prej tyre.

Karakteristika më e mirë – dhe arsyeja pse ky aparat kushton $800 – është senzori brenda në të. Senzorët e mëdhenj ju japin fotografi më të mira: me kualitet më të mirë në një mjedis me dritë të dobësuar dhe ngjyra më të bukura.

Sony ka gjetur një zgjidhje të mirë, e para ndoshta në histori të kamerave: një aparat fotografik me objektiv dhe një ekran të madh. Tash, aparati profesional do të ofrojë një buton në anën e majtë të kamerës, ku për të kapur një fotografi do të duhet ta shtypni atë.

Ndryshimi tjetër në M3 është ekrani panel prapa. Ai sillet dhe rrotullohet, njëjtë si paraardhësit e tij, në mënyrë që ju mund të bëni fotografi edhe mbi lartësinë e kokës tuaj ose edhe poshtë pa pasur nevojë që të gjunjëzoheni. Kjo mundësi ofron që aparati të rrotullohet gjatë gjithë kohës, që do të thotë se ky aparat është i përkryer për selfie.