Anxhela Peristeri sjell në anglisht me videoklip këngën ‘E çmendur për ty’

Ishte pikërisht kënga 'E çmendur për ty' me të cilën Anxhela Peristeri u shpall fituese në festivalin e këngës 'Kënga Magjike' vitin e kaluar.

ShowBiz

14/05/2018 20:53

E sot ka zgjedhur që kësaj kënge t’ia realizoj edhe videoklipin mirëpo ta këndoj në gjuhën angleze, shkruan lajmi.net

Ky projekt muzikor është punuar në studio të Threedots, e në shqip tekstin e këngës e ka shkruar Olti Curri ndërsa në anglisht Enisa Nikovic.

Anxhela Peristeri për ‘Insanely in Love’ vjen në duet me tenorin e njohur shqiptar Kastriot Tusha.

Për anën vizuele deri në detaje u kujdesën stafi i Max Production./Lajmi.net/

YouTube player