Anxhela Peristeri me koncert recital për 17 vjetorin e karrierës

Anxhela Peristeri ka përgatitur diçka speciale për fansat.

ShowBiz

24/10/2018 08:10

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka vendosur që me rastin e 17 vjetorit të karrierës ta mbajë një koncert recital, shkruan lajmi.net

Koncerti do të mbahet më 17 nëntor dhe kjo u bë e ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

‘’ Karriera ime muzikore e 17-viteve në një reflektim të vetëm! Pas një pune disamujore me një super staf, shihemi me 15 nëntor’’, ka shkruar ajo pranë fotos.

Në një tjetër postim Anxhela madje i ka pyetur fansat se cila do të dëshironin të jetë kënga me të cilën do ta hapë koncertin dhe komentet kanë qenë nga më të ndryshmet./Lajmi.net/