ANXHELA PERISTERI fiton çmimin kryesor në festivalin “Kënga Magjike”

Sonte në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u mbajt festivali “Kënga Magjike”.

ShowBiz

09/12/2017 23:46

Në edicionin e 19-të u ndanë shumë çmime ku shumë këngëtarë u shpërblyen për mundin e tyre në këtë festival, shkruan lajmi.net

E çmimin kryesor e fitoi ANXHELA PREISTERI me këngën ‘E çmendur’ me  988 vota.

Doli më e votuara nga kolegët e saj dhe votat u treguan drejtpërdrejt. Kurse, vendin e dytë  Elhaida Dani e fitoi ndërsa të tretin e mori Fifi.

Diferenca mes Anxhelës dhe Elhaidës ishte shumë e ngushtë në vota.

Edhe këtë vit “Kënga Magjike” u përball me akuza nga këngëtarët që nuk kaluan në finale, siç është rasti i Rovena Stefës që tha se sonte është nata e manipulimeve dhe pati befasi duke lënë jashtë emra si Evi Reçi!

Sido që të jetë, urojmë Anxhelen për fitoren./Lajmi.net/

YouTube player