Anulohet mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka anuluar mbledhjen e thirrur më herët, por që nuk dihet se për çfarë arsyesh.

Lajme

14/12/2015 23:49

Qeveria e Kosovës, gjatë pauzës së punimeve të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thirrur një mbledhje të kabinetit qeveritar.

Në njoftimin e Qeverisë thuhej se “Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila mbahet menjëherë pas pauzës së dhënë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”./express